Fabrika jonë

Për më shumë se një çerek shekulli, në Luginë të Preshevës ne prodhojmë produkte të qumështit me cilësinë më të lartë, duke kombinuar njohuritë tradicionale dhe teknologjinë moderne.

Ne kemi një qëllim

Sigurimi i shërbimeve dhe produkteve bio-natyrale me cilësi më të lartë.

Fabrika jonë furnizimin me qumësht e bënë nga fermerët e rajonit tonë në Luginë të Preshevës. Natyra e paprekur dhe fermerët me traditë të gjatë janë garantuesi i cilësisë dhe korrektësisë, më e rëndësishmja, shijes  së shkëlqyeshme, të cilën ata e përfitojnë nga kullotat e pa ndotura, ujërat e pastra, ajri i mprehtë, në zonat ku nuk ka industri dhe zona të mëdha urbane.

Energjia jonë e punës nuk e ka ulur intensitetin e saj në asnjë moment.

Vazhdimisht avancojmë njohuritë tona përmes edukimit dhe monitorimit të trendeve të reja botërore në prodhimin e produkteve të qumështit.

Konsumatorët tanë njohin shijen e këndshme dhe cilësinë e lartë të produkteve që i ofrojmë.

Prodhimi në fabrikën për përpunimin e qumështit Fontana zhvillohet në kushte të kontrolluara në mënyrë rigoroze të një cikli të mbyllur prodhimi që garantojnë absolutisht korrektësinë dhe cilësinë. Në fillim të punës sonë, ne vendosëm të aplikojmë standarde evropiane në organizimin e prodhimit dhe u certifikuam me HACCP, që garanton kërkesat tona për cilësi të lartë. Sot, me qëndrimin tonë profesional ndaj furnitorëve të qumështit të papërpunuar, ambalazhimit, punonjësve dhe klientëve, fabrika e jonë është e vendosur si një lider në mesin e qumështoreve të vogla dhe të mesme në këtë pjesë të rajonit me një tendencë për ta rritur më tej prodhimin dhe për të zgjeruar numrin e konsumatorëve.

Kapaciteti i lejuar ditor është 18000 litra qumësht, ndërsa shpejtësia e përpunimit është 3000 litra në orë. 

Në mënyrë që produktet tona të arrijnë tek konsumatorët përfundimtar në kushte të kontrolluara, ne i transportojmë ato me automjetet tona të dedikuara me sisteme ftohëse.

Rreth nesh

Fabrika e përpunimit të qumështit Fontana është kompani për prodhimin e produkteve të qumështit.

Me produketet tona jemi prezent në tri shtete të rajonit: Serbi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, e gjithashtu si qëllim kemi të zgjerohemi edhe më shumë.

Ne blejmë qumësht nga dhjetëra dhe qindra fermerë-nënkontraktorë në të gjithë rajonin tonë e më gjerë dhe me ta arrijmë standardet evropiane dhe kriteret e cilësisë.

Tradita e gjatë për afër tri dekada, kuadro profesional, teknologjia bashkëkohore dhe avancimi i vazhdueshëm i prodhimtarisë rezulton me shumë produkte të qumështit që i ofrojmë çdo ditë për konsumatorët tanë.

Misioni ynë

Fabrika e përpunimit të qumështit Fontana ka si mision të përmbushë nevojat e konsumatorëve duke prodhuar produkte tradicionale të qumështit me cilësi të lartë, të ruajë traditën e produkteve vendore por në një mënyrë inovative dhe të bëhet ambasadore e produkteve shqiptare në tregjet e huaja.

Fabrika e përpunimit të qumështit Fontana është gjithashtu përgjegjëse shoqërore për rritjen e konsumit të produkteve të qumështit në dietën ditore të fëmijëve dhe të rriturve, për shkak të rëndësisë jetësore të këtyre produkteve si ushqim. Duke përdorur teknologjitë e duhura, Fontana kujdeset për ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm, ka një përgjegjësi ndaj punëtorëve, duke siguruar mundësinë e avancimit dhe përmirësimit.

Fabrika e përpunimit të qumështit Fontana gjithashtu pret zbatueshmëri të këtyre parimeve nga konsumatorët e saj, furnizuesit dhe partnerët e tjerë.

Certifikimet tona

Të rritur me dashuri
në fabrikën tonë

Ne ndajmë kënaqësinë e shijes së produkteve të shijshme, të shëndetshme, ushqyese, me klientët tanë të cilët marrin pjesë aktivisht në zbatimin e MISIONIT tonë… e cila në mënyrë kontinuele vazhdon të bashkoj mozaikun e përsosur të një udhëheqësi në prodhim e në cilësi, i cili punëson njerëz, punon për të rritur resurset e fondit të qumështit në këtë regjion dhe i kthen mirë mjedisit të tij përmes afarizmit me përgjegjësi shoqërore.

Shijoni produktet tona!

Arsim Z. Ibrahimi

Drejtor Gjeneral

Ekipi i punës

Zonjusha Vlora

Udhëheqëse e prodhimit

Filan Fisteku

Shpërndarës