Produktet tona
Produktet e qumështit Fontana janë sinonim i cilësisë për disa dekada me radhë dhe ofertës së larmishme që ofrojmë. Njihuni me asortimanin tonë.
Produktet tona.
100% Natyrale.
Veprimtaria kryesore e fabrikës për përpunim të qumështit Fontana është prodhimi i produkteve të fermentuara nga qumështi i pasterizuar, homogjenizuar dhe seperatizuar afatmesëm dhe afatgjatë – jogurt, kos, ajran, ajkë, djathë i bardh Balkfet, djathë krishka, kaçkavall, gjizë, kumësht.
Pa kimikate
Të freskëta &
Të shëndetshme
100% Natyrale

01.
Jogurt
I bërë nga qumështi prej kullotave të paprekura në fushat e Luginës së Preshevës, është produkti ynë më i shitur që sjell freski natyrale në tryezën tuaj dhe plotëson një vakt të shijshëm.
- Sasia: 180mL, 0.5L, 1L & 2L

02.
Ajran
Pije tradicionale e freskuese që konsiderohet të jetë një burim i shkëlqyeshëm i baktereve të dobishëm të domosdoshëm për një sistem të mirëfilltë të tretjes njerëzore, andaj rekomandohet konsumimi i tij.
- Sasia: 180mL, 0.5L, 1L & 2L

03.
Kos
Llogaritet si një prej produkteve më të shëndetshme dhe me ngjyrën e tij të bardhë dhe shijen e pa rezistueshme vlerësohet në njërin ndër vendet më mbresëlënëse në grupin e produkteve ushqimore.
- Sasia: 0.4L

04.
Kos i kulluar
Cilësia e lartë e kosit të kulluar është si rezultat i përdorimit të madh të qumështit të freskët dhe natyral, punës së palodhshme të fermerëve tanë, dhe ekipit të prodhimit. Në traditën shqiptare përdoret për turshi në kohën sezonale.
- Sasia: 1kg, 3kg & 6kg

05.
Ajkë
Ajka është një përbërës thelbësor për shumë ëmbëlsira dhe ushqime tjera. Në këtë formë, ajo ka një përmbajtje të lartë të yndyrës së qumështit dhe përmbajtje më të ulët të proteinave në krahasim me qumështin.
- Sasia: 0.18L, 0.4L & 0.7L

06.
Djathë Balkfet®
Djathë i bardhë – Fetë është djathë i butë që bëhet 100% nga qumështi i lopëve me cilësinë më të lartë, sipas një recete të zgjedhur me shumë kujdes. Përgatitet nga sistemi i ultra-filtrimit (hyrje e qumështit dhe dalja e kumështës dhe materies së thatë). Është i përsosur për përgatitjen e paragjellave, sallatave të ndryshme, piteve, etj.
- Sasia: 0.4kg, 0.8kg, 1.8kg & 4kg

07.
Djathë Krishka
Djathë tradicional që është bërë edhe nga paraardhësit tanë, shumë i shijshëm me yndyrë të plotë, e që paraqet një xhevahir të çmuar nga të gjitha produktet tona të qumështit. Është një përbërës i shkëlqyeshëm në sallata dhe paragjella për shkak të strukturës së tij të fortë që mundëson prerjen e lehtë. Gjithashtu, paketimi i tij është i vakumuar.
- Sasia: 0.8kg, 1kg, 1.6kg & 4kg

08.
Kaçkavall
Kaçkavalli jonë bënë pjesë në grupin e djathërave të verdhë gjysmë të fortë me yndyrë të plotë. Përgatitet nga qumështi i lopës dhe ka një shije shumë të këndshme. Përdoret gjithashtu për përgatitje të mezeve, sandviçë dhe picave të nxehta.
- Sasia: _____ kg
Produktet e fabrikës së përpunimit të qumështit Fontana do të kënaqin të gjithë familjen e sidomos fëmijët tuaj dhe do ta pasurojnë tryezën me ushqimin më cilësor.
