Prezenca jonë në Internet, si në ueb ashtu edhe në rrjetet sociale

Fabrika e përpunimit të qumështit Fontana nga Lugina e Preshevës do të jetë online në Internet, tani në këtë domen të ri: www.fontanamilkfactory.com

Në këtë ueb-sajt i kemi prezantuar në detaje veprimtarinë tonë, pastaj produktet, shërbimet, përfaqësitë tona, partnerët, ekipin e punës dhe risitë tjera të fabrikës së përpunimit të qumështit Fontana. Gjithashtu edhe mundësia e kontaktit me ne si dhe lokacioni i ndërmarrjes janë të paraqitura në mënyrë shumë moderne dhe qartazi.

Ky sajt është responziv, pra, pamja e prezantimit është shumë e qartë në të gjitha pajisjet me ekrane që kanë dimensione të ndryshme, si kompjuterë personal, laptopë, tablet PC dhe telefona të mençur.

Meqenëse veçori e këtij sajti është shumëgjuhësia, pra, ky prezantim është në gjuhën angleze si gjuhë e parë dhe me parazgjedhje, pastaj gjuha shqipe, gjuha serbe dhe gjuha maqedone.

Përveç ueb sajtit gjithashtu me risitë tona rreth veprimtarisë dhe produkteve tona do të jemi edhe në rrjetet sociale, s‘pari në Facebook, e më pas sigurisht edhe në rrjete tjera e posaçërisht në Instagram.

Konsumatorë të nderuar, shpresojmë që në këtë mënyrë do të jemi më afër jush!

Arsim Z. Ibrahimi – Drejtor Gjeneral